Ndërlidhjet

Ukraina hedh poshtë rastin kundër ish-presidentit Kushma


Një gjykatë ukrainase ka hedhur poshtë rastin kriminal kundër ish-presidentit Leonid Kushma, rreth supozimeve për përfshirjen e tij në vrasjen e gazetarit hulumtues, Heorhij Gongadze.

Gazetari ishte kidnapuar në shtator të vitit 2000 dhe trupi i tij ishte gjetur më vonë në një pyll në afërsi të Kievit.

Vrasja e tij u kthye në rastin më të përfolur të vrasjeve në historinë e Ukrainës. Raportet e tij hulumtuese kishin dëshmuar për nivel të lartë të korrupsionit dhe ai gjithashtu ishte zë kritik i presidentit të atëhershëm, Kushma.

Mirëpo presidenti kishte mohuar se ishte i përfshirë në vrasjen e tij, pas akuzave të ngritura në muajin mars nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.

Gjykata e qarkut në Kiev sot hodhi poshtë akuzat kundër ish-presidentit, duke e cilësuar si të paligjshëm rastin e prokurorit.
XS
SM
MD
LG