Ndërlidhjet

logo-print

Është arritur marrëveshja për rikthimin e preferencave tregtare të cilat i vendosë Bashkimi Evropian, por që zbatimi i kësaj marrëveshjeje në praktikë pritet të ndodhë deri në fund të vitit, konfirmojnë zyrtarë qeveritarë.

Arta Istrefi, këshilltare politike për media e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusarit, tha se rikthimi i masave preferenciale ka ndodhur në muajin e kaluar, por për zbatim të kësaj marrëveshjeje nevojitet edhe një nënshkrim nga Parlamenti Evropian.

Rikthimi i preferencave tregtare tashmë është vendosur me 24 nëntor. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për rikthimin e masave preferenciale.
Rikthimi i preferencave tregtare tashmë është vendosur me 24 nëntor. Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për rikthimin e masave preferenciale. Kjo pritet që të zbatohet në ditët e ardhshme, për shkak se duhet të shkojë në Parlamentin Evropian, që të bëhet nënshkrimi formal”, thotë Istrefi.

Që nga fillimi i këtij viti, Kosova nuk i gëzon preferencat tregtare, të cilat i vendosë Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Produktet kosovare nuk mund të eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian pa iu nënshtruar tarifave doganore apo kufizimeve për sasitë.

Sidoqoftë, nga humbja e statusit preferencial nga ana e Kosovës, pasojat i kanë bartur bizneset private.

Një ndër kompanitë që ka pësuar humbje nga ndërprerja e këtyre masave është industria e tekstilit “Rematex” nga Dragashi.

Agim Beshiri, drejtor i administratës në këtë kompani, thotë se gjatë këtij viti kjo ndërmarrje ka humbur 330 milionë euro.

Ai tregon se prodhimet e ndërmarrjes “Rematex” eksportohen në disa vende të Bashkimit Evropian.

Ne kemi planifikuar që gjatë këtij viti të realizojmë 11 milionë euro eksport. Në vitin 2010, kemi pasur eksport 6 milionë euro eksport. Mirëpo, këtë vit, për shkak të këtyre pengesave nuk kemi mundur të përmbushim këtë që e kemi planifikuar. I gjithë dëmi ka shkuar te ndërmarrja, sepse blerësi nuk ka pranuar të paguajë atë pesë përqindëshin”, thekson Beshiri.

Por, Arta Istrefi, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sqaron se në bazë të marrëveshjes se arritur, të gjitha kompanitë që kanë humbur nga ndalimi i këtyre masave, mjetet do t’iu kthehen në mënyrë retroaktive, por që ende nuk ka ndonjë konfirmim se në çfarë forme.

Mjetet do t’iu kthen prej janarit të këtij viti, kur edhe janë ndalur masat preferenciale.
Sa i përket procedurave për kthimin e mjeteve, se si do të shkojë kjo, varet nga Parlamenti Evropian. Ata do të vendosin një formë të veçantë, ku në bazë të tyre, bizneset tona do të mbushin ato letra, apo çofshin ato mënyra si i vendosin BE-ja. Mjetet do t’iu kthen prej janarit të këtij viti, kur edhe janë ndalur masat preferenciale”, thotë Istrefi.

Lidhur më këtë çështje, Oda Ekonomike e Kosovës, në muajin prill, kishte bërë një hulumtim me kompanitë që eksportojnë në tregun e Bashkimit Evropian, për dëmet nga mosvazhdimi i preferencave tregtare.

Sipas këtij hulumtimi, kompanitë kosovare kanë pasur rënie të eksportit deri në 63 për qind.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG