Ndërlidhjet

Paneta: SHBA-të janë duke fituar


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, gjatë vizitës së tij në Afganistan u tha trupave amerikane se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e fituar konfliktin, në shtetin e shkatërruar nga lufta. Ai iu drejtua sot trupave amerikane në provincën Paktika, në kuadër të vizitës së tij dy-ditore në Afganistan.

Më vonë gjatë ditës, Paneta pritet të takohet në Kabul me presidentin afgan, Hamid Karzai.

Vizita e tij vjen në kohën kur Uashingtoni fillon tërheqjen e trupave nga ky vend dhe dorëzon sigurinë në duart e forcave afgane, të cilat pritet të marrin kontrollin e plotë në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG