Ndërlidhjet

Daçiq: Formalisht nuk kanë kërkuar njohjen e Kosovës, por...


Ministri serb i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë se pohimet se para Serbisë nuk është vënë asnjë kërkesë formale për të njohur pavarësinë e Kosovës tingëllojnë mirë për opinionin, por që në thelb ato mbeten jo të vërteta.

"Mbase është e vërtetë se formalisht BE-ja nuk na ka kërkuar ta njohim Kosovën, por nëse pranojmë ato që na kërkojnë, atëherë kjo nuk është larg asaj që kemi thënë”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

Kjo deklaratë e tij pason atë të raportuesit për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, i cili ka hedhur poshtë njoftimet e Daçiqit dhe presidentit serb Boris Tadiq, se BE-ja ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës, për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Daçiq ka thënë se gjasët që Serbia ta fitojë këtë status në mars janë të vogla, nëse para saj mbeten kushtet e njejta për përmbushje, duke qenë se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin që ka.
XS
SM
MD
LG