Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryetari i parlamentit rus


Kryetari i parlamentit rus, Boris Grizlov tha sot se ai nuk do ta marrë ulësen e tij në shtëpinë e ulët të parlamentit, të dalë nga zgjedhjet e 4 dhjetorit.

Si kryetar i parlamentit që nga viti 2003 dhe kryetar i Këshillit të lartë të partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, Grizlov konsiderohet një simbol i fuqishëm në sistemin politik, të dominuar nga Putini dhe partia e tij për më shumë se një dekadë.

Vendimi i tij mendohet të jetë marrë për të qetësuar zemërimin publik, për shkak të zgjedhjeve të fundit.

Ndërkohë Putini, që ishte president nga viti 2000 deri në vitin 2008, është në kërkim të një mandati të ri gjashtë vjeçar në Kremlin dhe pritet të garojë në zgjedhjet e marsit. Ai është kryetar i partisë Rusia e Bashkuar, po jo edhe anëtar.
XS
SM
MD
LG