Ndërlidhjet

Nga dhuna në Kaukaz, pesë të vrarë dhe tre të plagosur


Pesë njerëz janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e dhunës në rajonin e Kaukazit.

Agjencia e lajmeve, Interfax raporton se ushtarë rusë kanë lënë sot të vdekur katër ushtarë rebelë, në një zonë malore rreth 1,400 km në jug të Moskës.

Në një incident tjetër, kryengritësit kanë vrarë një hetues të lartë policorë, në një pritë, në portin e Detit Kaspik.

Një zyrtare e ushtrisë tha se Ingusheti, tre inxhinierë të ushtrisë ruse janë lënduar nga një bombë e kurdisur.

Trupat ruse kontrollojnë shumicën e qyteteve të Kaukazit, por e kanë të pamundur t’i ndalojnë lëvizjet e armatosura në territorin e vështirë malor.
XS
SM
MD
LG