Ndërlidhjet

“Time Magazine” emëron Protestuesin si “Person të Vitit”


Revista TIME i referohet protestave në Lindjen e Mesme, të cilat u përhapën në Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës, me rastin e shpalljes së ‘Protestuesit’ si “Person të vitit 2011”

Revista i cilësoi protestuesit si ri-përcaktues të fuqisë së njerëzve nëpër botë. Çmimi i kësaj reviste shkon për personin apo gjënë që revista mendon se ka pasur më së shumti ndikim në lajmet dhe kulturën e vitit që e lëmë pas, për të mirë apo të keqe.

Vitin e kaluar, themeluesi i Fejsbukut, Mark Zukerberg e mori këtë çmim. Fituesit e kaluar përfshijnë emra të tjerë të njohur, si presidenti Barak Obama dhe këngëtari Bono, nga bendi i njohur U2.
XS
SM
MD
LG