Ndërlidhjet

Ligjbërësit çekë mbështesin zgjedhjen e drejtpërdrejt të presidentit


Ligjbërësit çekë kanë miratuar sot një amendament kushtetues, që do t’i lejojë votuesit që drejtpërdrejt ta zgjedhin presidentin e vendit.

Në Çeki, momentalisht presidenti zgjidhet përmes votës parlamentare. Ligjbërësve nga koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë i janë bashkuar edhe shumica e social demokratëve opozitarë, për të miratuar këtë ndryshim.

Ky amendament kushtetues ende ka nevojë të aprovohet nga Senati, që kontrollohet nga Social Demokratët.

Nëse edhe Senati e përkrahë këtë propozim, sistemi i ri zgjedhor do të mund të përdoret në zgjedhjet presidenciale të vitit 2013, kur presidentit të tanishëm, Vasllav Kllaus, do t’i duhet të largohet, pas shërbimit në dy mandate.
XS
SM
MD
LG