Ndërlidhjet

Irani thotë se nuk planifikon ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit


Irani ka bërë të ditur sot se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nuk është në agjendë.

Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Ramin Mehmanparast, ritheksoi se ngushtica, e cila ka një shtrirje të ngushtë përgjatë bregdetit të Gjirit të Iranit, megjithatë mund të kërcënohet nëse tensionet e tanishme në rritje përhapen ndonjëherë në një luftë të mundshme.

Ai i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin qe po e kërcënojnë Iranin, duke krijuar një atmosferë lufte dhe sipas tij, në një klimë të tillë, ekziston mundësia e reagimeve.

Çmimet e naftës u ngritën dje pas komenteve të një ligjbërësi iranian, i cili sugjeroi se Irani mund ta shqyrtojë mundësinë e mbylljes së Ngushticës se Hormuzit.

Më shumë se 1/3 e cisternave të naftës kalojnë përmes kësaj ngushtice, duke bërë që rëndësia e saj të jetë e jashtëzakonshme.

Shtetet e Bashkuara kanë prani të marinës amerikane në Gjirin e Iranit, për të siguruar se ngushtica mbetet e hapur.
XS
SM
MD
LG