Ndërlidhjet

Vërmicë: Zbulohet sasi e konsiderueshme municioni


Në pikën kufitare të Vërmicës, autoritetet e rendit në Kosovë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme municioni për AK-47.

Në një komunikatë për shtyp, të lëshuar nga Doganat e Kosovës, bëhet e ditur se municioni është gjetur në rezevoarin e një makine, të cilën e ngisnin dy shtetas kosovarë.

Janë gjetur gjithsejt 7572 fishekë, të kalibrit 7.62mm.

Të dy personat, që gjendeshin në veturë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG