Ndërlidhjet

Afganistani tërheq ambasadorin nga Katari


Ministria e jashtme afgane e ka tërhequr ambasadorin e saj në Katar për "konsultime", në një protestë të dukshme pasi janë lënë jashtë bisedimeve mbi hapjen e një zyre të talibanëve në shtetin e Gjirit.

Deklarata zyrtare e kësaj ministrise tha se ndërkohë që Afganistani ka pasur marrëdhënie të mira me Katarin, "qeveria afgane ka vendosur të thërrasë ambasadorin e saj, Khaled Ahmed Zekeria, me qëllim të disa konsultimeve".

Deklarata nuk dha arsye të veçanta për këtë veprim.

Por një zyrtar afgan i qeverisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë në Afganistan, në kushte anonimiteti, tha se derisa Kabuli ka miratuar krijimin e zyrës për Talibanët, e ka tërhequr ambasadorin në shenjë proteste që nuk është konsultuar.

Zyrtari tha se Katari kishte mbajtur konsultime me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë për hapjen e zyrës së talebanëve, një veprim i projektuar për të lehtësuar bisedimet e mundshme formale të paqes me grupin militant.
XS
SM
MD
LG