Ndërlidhjet

logo-print

Gruevski thotë se Greqia po refuzon bisedimet për kontestin e emrit


Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski sot tha se Greqia ka refuzuar përpjekjet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë për emrin, e cila ka bllokuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe integrimit në NATO.

Gruevski tha se udhëheqësi konservator grek Antonis Samaras - i cili është në qeverinë e re greke të drejtuar nga kryeministri Papademos Lukas - ka refuzuar të takohet me të për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për kontestin e vazhdueshëm rreth emrit të Maqedonisë.

Greqia pretendon se përdorimi i emrit "Maqedoni" sugjeron një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër.

Greqia ka penguar Maqedoninë të hyjë në NATO dhe të fillojë bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG