Ndërlidhjet

Salehi thotë se Teherani zyrtar nuk e ka kërcënuar Turqinë


Ministri i jashtëm i Iranit i ka thënë Turqisë se kërcënimet nga figura iraniane politike për të sulmuar mbrojtjen raketore turke nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të Teheranit.

Ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, i tha agjencisë shtetërore të Anadollit të Turqisë sot se qeveria ka "bërë paralajmërimin e nevojshëm për ata që bëjnë deklarata të papërgjegjshme dhe të pa kuptimta".

Ministria e jashtme e Turqisë tha në një deklaratë përmes rrjetit social Tëitter, se ministri i jashtëm Ahmet Davutoglu i ka telefonuar homologut të tij iranian për të shprehur nervozizëm mbi kërcënimet e kohëve të fundit.

Javën e kaluar, deputeti Hossin Ibrahimi, ka thënë se Irani mund të vërë në shënjesër Turqinë, rrreth një konflikti për shkak të mbrojtjes raketore të NATO-s, e që Irani ka frikë se mund të neutralizojë raketat që mund të përdoren për të goditur Izraelin dhe forcat amerikane në rajon nëse sulmohen nga ta.
XS
SM
MD
LG