Ndërlidhjet

logo-print

Lirohet nga burgu gruaja afgane


Avokatja e një gruaje afgane, e cila u burgos për tradhëti bashkëshortore pasi u përdhunua, thotë se klientja e saj është liruar nga burgu, pas një falje nga presidenti afgan, Hamid Karzai.

Gruaja, me emrin Gulnaz, u lirua të martën, dy vjet pasi ajo u burgos për një të ashtuquajtur "krim moral", kur një i afërm e përdhunoi atë.

Avokatja e saj amerikane , Kimberlli Motli, i tha BBC-së sot se klientja e saj u lirua pa kusht, duke shpërndarë frikën se mund t’i duhet të martohet me përdhunuesin.

Gulnaz u fal më 1 dhjetor, pasi Karzai u takua me zyrtarë gjyqësorë pas një protestë ndërkombëtare mbi gjendjen e saj.

Ky rast ka theksuar gjendjen e keqe të të drejtave të grave në Afganistan.
XS
SM
MD
LG