Ndërlidhjet

logo-print

Kapet vrasësi i Arkanit


Një gazetë e Afrikës së Jugut thotë se vrasësi i arratisur i prijësit ushtarak serb të njohur si Arkani, është arrestuar në Afrikën e Jugut dhe do të paraqitet në gjykatë muajin e ardhshëm për akuza lidhur me drogën.

Dobrosav Gavriq u dënua në vitin 2006 me 30 vite burg për vrasjen e Zheljko "Arkan" Raznatoviqit, kreut më famëkeq të Serbisë të kohës së luftës paramilitare dhe bosit të mafias, por ka qenë në arrati deri tani.

Arkan, i cili ishte paditur nga gjykata e krimeve të luftës së OKB-së për krime gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995, u qëllua për vdekje në një hotel të Beogradit në janar të vitit 2000.

Gazeta "Neë Age" tha sot se identiteti i Gavriqit erdhi në dritë gjatë një hetimi të policisë në krimin e organizuar në Cape Town.

Gazeta tha se Serbia pritet të kërkojë ekstradimin e tij për të shërbyer dënimin e tij. Zyrtarët serbë nuk ishin në dispozicion për koment.
XS
SM
MD
LG