Ndërlidhjet

Maqedoni: Arrestohen 30 persona


Autoritetet maqedonase thanë sot se kanë arrestuar 30 persona, përfshirë oficerë të policisë, të akuzuar për aksidente të rrejshme të makinave për të kërkuar pagesa të sigurimit.

Zyrtarët thanë se 57 njerëz janë të akuzuar për simulimin e skenave të përplasjes duke përdorur makina të dëmtuara.

Zyrtarët mjeko-ligjorë më pas do të lëshonin dokumente për kërkesa të sigurimit të rreme.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska tha në një deklaratë se "në një rast viktimës së supozuar i janë siguruar letrat në spital duke dërguar një tjetër njeri të plagosur nga një tjetër aksident në spital, duke shkruar poshtë lëndimet nën emrin e tij".
XS
SM
MD
LG