Ndërlidhjet

logo-print

Obama mirëpret trupat amerikane që po kthehen nga Iraku


Presidenti amerikan, Barak Obama i ka mirëpritur disa prej trupave të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej Irakut, duke shënuar në mënyrë simbolike fundin e një lufte pothuajse nëntë vjeçare.

Duke folur para ushtarëve në Fort Brag, në Karolinën Veriore, Obama tha se ai dëshironte ta shënonte këtë moment historik në jetën e vendit dhe të ushtrisë amerikane.

Nga lufta në Irak kanë humbur jetën më shumë se 4,500 ushtarë amerikanë. Para dy ditësh, Obama tha se lufta në total ka kushtuar më shumë se 1000 miliardë dollarë.

Përfundimi i luftës në Irak përmbushë një premtim që e ndihmoi Obamën t’i fitonte zgjedhjet presidenciale në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG