Ndërlidhjet

Paneta: Siguria në Afganistan po lëvizë në drejtim të duhur


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta tha se situata e sigurisë në Afganistan është duke lëvizur në një drejtim pozitiv, megjithëse sulmet e shumta nga militantët që janë pro Al-Kaidës dhe forma të tjera të dhunës, me gjasë do të vazhdojnë të ndodhin edhe më tutje.

Duke folur gjatë ditës së djeshme në Kabul, në një konferencë të përbashkët me presidentin afgan, Hamid Karazai, ai tha se forcat ushtarake, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, si dhe aleatët e tyre afganë, janë në proces të shënimit të një përparimi të dukshëm.

Ai tha se misioni në Afganistan ende nuk është kompletuar, pavarësisht se ka rënë niveli i dhunës.

Ndërkohë, presidenti afgan, Hamid Karzai tha se bashkëpunimi afgan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe forcat e NATO-s ka sjellë përgjithësisht stabilitet në vend.

Ai shtoi se Afganistani dëshiron të vazhdojë të mbajë marrëdhënie shoqërore me Iranin dhe nuk dëshiron që të përfshihet në asnjë konflikt në mes të këtij vendi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG