Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga thotë se ndihmat ruse duhet t’i ndjekin procedurat e nevojshme


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ndihmat humanitare që vijnë në Kosovë duhet t’i ndjekin rregullat e njohura ndërkombëtare dhe procedurat që rregullojnë shpërndarjen e ndihmave.

Këto komente Jahjaga i bëri gjatë vizitës së djeshme në Uashington, ku u pyet për konvojin e bllokuar të ndihmave ruse, të dedikuara për serbët e veriut.

“Sa i përket ndihmave humanitare, që po vijnë në një pjesë të kufijve të territorit të Republikës së Kosovës; së pari, ka disa rregulla dhe rregullore të cilat duhet të respektohen, në përputhje me konventat ndërkombëtare për ndihmat humanitare dhe së dyti, duhet bindur rregullave të vendit për sa i përket ndihmave humanitare, sepse po hyni në një vend të pavarur”, ka thënë presidentja Jahjaga.
XS
SM
MD
LG