Ndërlidhjet

Medvedev takohet me udhëheqësit e BE-së


Presidenti rus, Dimitri Medvedev pritet të mbajë sot takime në Bruksel, me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Është ky samiti i fundit i Medvedevit me udhëheqësit e BE-së, para se të largohet nga pozita e presidentit, për t’i lejuar kryeministrit aktual, Vlladimir Putin, të fillojë garën për t’u rikthyer në krye të presidencës.

Bisedimet e sotme pritet të mbulojnë marrëdhëniet ekonomike Rusi-BE, pastaj bashkëpunimin në fushën energjetike, lëvizjen drejt mundësisë së lejimit të udhëtimit pa viza të qytetarëve rusë në BE dhe mundësitë rreth ndihmës financiare, për të stabilizuar eurozonën.

Udhëheqësit e BE-së gjithashtu pritet që t’i shfaqin shqetësimet e tyre lidhur me progresin e zhvillimeve demokratike në Rusi, si dhe gjendjen e pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit, të cilat ngjallën protesta në gjithë vendin, nën dyshimet për mashtrim dhe manipulim të votave.
XS
SM
MD
LG