Ndërlidhjet

HRW: Forcat siriane urdhërohen të gjuajnë në protestues


Organizata ‘Human Rights Watch’ ka bërë të ditur se komandantët e ushtrisë siriane kanë urdhëruar trupat e tyre që të gjuajnë ‘me të gjitha mjetet e nevojshme’, për të ndaluar protestat kundër regjimit të presidentit Bashar Al-Assad.

Në një raport të lëshuar sot organizata tregon se komandantët ushtarakë dhe zyrtarët e inteligjencës gjithashtu kanë dhënë urdhra që në mënyrë të paligjshme të trazojnë, rrahin e torturojnë të burgosurit.

Raporti bazohet në intervistat e dhjetëra të larguarve nga forcat siriane të sigurisë.

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se rreth 5,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave në Siri, para nëntë muajve.

Ndërkohë, vëzhguesit sirianë të Human Rights Watch bënë të ditur se sot janë vrarë së paku 27 ushtarë dhe personel i forcave të sigurisë, në përplasjet me dezertorët e ushtrisë, në provincën Dara.
XS
SM
MD
LG