Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti pakistanez lëshohet nga spitali


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari është lëshuar nga spitali . Zëdhënësi i tij, Faratullah Babar tha se Zardari po qëndron në shtëpinë e tij në Dubai.

Ai nuk dha asnjë informatë se kur presidenti do të kthehej në Pakistan.

Më herët, një deklaratë e lëshuar nga presidenca tregonte se të gjitha rezultatet e testeve që ka bërë presidenti kanë dalë në kufijtë e normales dhe se gjendja e tij është e mirë.

Javën e kaluar, presidenti pakistanez u dërgua në një spital në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
XS
SM
MD
LG