Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Rezultatet e zgjedhjeve ndikuan në opinionin publik


Kryeministri rus, Vlladimir Putin tha se rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare kanë ndikuar në opinionin publik në Rusi.

Ai tha se protestat që u mbajtën javën e kaluar, për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve, do të ishin të pranueshme, po të respektohej ligji.

“Opozita gjithmonë thotë se zgjedhjet janë të padrejta. Gjithmonë. Kjo ndodhë gjithkund, në çdo shtet. Pyetja është se si ata e shprehin këtë pakënaqësi. Kjo ka të bëjë me kulturën politike”, ka thënë Putini në fillim të përgjigjeve të tij, në një paraqitje të përvitshme televizive, ku publiku ka mundësi t’i parashtrojë pyetje kryeministrit.

Në paraqitjen televizive të vitit të kaluar, Putini u përgjigj në pyetjet e shikuesve për më shumë se katër orë.
XS
SM
MD
LG