Ndërlidhjet

logo-print

Përfundoi zyrtarisht misioni amerikan në Irak


Ushtria amerikane sot zyrtarisht përfundoi misionin në Irak, duke ulur flamurin në gjysmë shtizë,në bazën e tyre ushtarake në afërsi të Bagdadit.

Në këtë ceremoni morën pjesë sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, pastaj komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Llojd Austin, si dhe ambasadori amerikan në Bagdad, Xhejms Xhefri. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zyrtarët irakianë.

Momentalisht në Irak ndodhen edhe më pak se 4000 ushtarë amerikanë, të cilët pritet ta lëshojnë vendin për pak ditë.

Në një kohë, në Irak kishte rreth 170 mijë staf amerikan, në më shumë se 500 baza. Tërheqja e trupave amerikane shënon fundin e një lufte, që la të vrarë me mijëra irakianë dhe ushtarë amerikanë.

Që nga viti 2003, diku rreth 1.5 milionë amerikanë kanë shërbyer në Irak.
XS
SM
MD
LG