Ndërlidhjet

Sllovakët arrestojnë shtatë të dyshuar për plane të shitjeve radioaktive


Policia sllovake ka njoftuar se ka arrestuar shtatë burra të dyshuar për planifikim të shitjes së një materiali të paspecifikuar radioaktiv.

Shefi i policisë, Jarosllav Spisiak tha se materiali vinte nga një shtet i ish-Bashkimit Sovjetik, me vlerë prej rreth 650 mijë dollarëve dhe se ende nuk është transportuar në Sllovaki.

Gjashtë të dyshuar janë shtetas sllovak ndërsa i shtati është çek. Policitë e të dyja shteteve kanë ndjekur grupin që nga viti 2009 dhe kanë bashkëpunuar për të realizuar këtë arrestim.

Në vitin 2007, policia arrestoi tre njerëz që tentonin të shisnin uranium për 1 milionë dollarë në Sllovaki.
XS
SM
MD
LG