Ndërlidhjet

Administrata Obama thotë se rusët janë zgjuar nga gjumi


Një zyrtar i departamentit amerikan të shtetit tha se protestat e fundit në Rusi mund të shihen si një zgjim i rusëve, që kërkojnë llogaridhënie nga qeveria e tyre.

Gjatë një seance të ditës së djeshme në senatin amerikan, e cila u fokusua në sundimin e ligjit dhe nivelin e korrupsionit në Rusi, senatorja Xhean Shahin tha se udhëheqësia e Kremlinit këtë muaj shënoi 20 vjetorin e rënies së Bashkimit Sovjetik, duke manipuluar zgjedhjet dhe duke planifikuar me mjeshtëri lojën politike të ndërrimit të pozitave për Medvedevin dhe Putinin, në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Tomas Melia, zëvendës-ndihmës sekretar i shtetit për demokraci dhe të drejta të njeriut tha se perdja është ngritur për një akt të ri në Rusi, pavarësisht se e drejtimi i të ardhmes së këtij vendi ende mbetet i paqartë.
XS
SM
MD
LG