Ndërlidhjet

Kroacia lehtëson hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit për të huajt


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Kroacisë e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për lehtësimin e përkohshëm të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit të të huajve në Kroaci.

Në këtë njoftim thuhet se Qeveria e Kroacisë e ka miratuar vendimin për lehtësimin e përkohshëm (prej 01 Janar 2012 deri në 31 dhjetor 2012) të procedurave për hyrjen, qëndrimin dhe kalimin transit nëpërmjet Kroacisë, për të huajt e pajisur me Leje Qëndrimi të vlefshme të vendeve të zonës Schengen, si dhe me viza.

Pra, të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët janë mbajtës të leje qëndrimit Schengen, vizave uniforme Schengen (C - dy ose shumë hyrje ) dhe vizave afatgjata (D) nuk do t’iu kërkohet viza për hyrje, qëndrim apo kalimin transit nëpër territorin e Kroacisë.

Dokumentet Schengen të lartpërmendura duhet të jenë të vlefshme në momentin e daljes nga Republika e Kroacisë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
XS
SM
MD
LG