Ndërlidhjet

Ulet flamuri i komandës amerikane

  • RFE /RL

Ceremonia në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

Ceremonia në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

Trupat amerikane në Irak kanë ulur flamurin e komandës në një ceremoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, duke shënuar simbolikisht fundin e misionit ushtarak amerikan në Irak.

Gjenerali Lloid Austin, komandant i SHBA-së në Irak, urdhëroi që flamuri të largohet zyrtarisht sipas traditës së ushtrisë.

Autoritetet amerikane në Bagdad, gjatë ceremonisë, folën për sakrificat që i bënë amerikanët dhe irakianët.

Leon Paneta

Leon Paneta

Sekretari i Sigurisë i SHBA-së, Leon Paneta, tha se “pas shumë gjaku të derdhur të irakianëve dhe amerikanëve, misioni që Iraku mund të qeverisë dhe të sigurojë veten, është realizuar”.

Sfidat mbesin, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë këtu, do t’iu rrinë njerëzve të Irakut afër, përgjatë kohës që ata do të ndërtojnë një shtet më të fortë”, tha Paneta.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Irak, Xhejms Xhefri.

Nëse shikojmë në vitet që shkuan, kujtojmë sakrificat që janë bërë nga shumë amerikanë dhe irakianë. Por, ne tash shohim përpara dhe përpara kemi një Irak që është sovran, i sigurt, i vetëmbështetur – një Irak që SHBA do të vazhdojë ta përkrahë dhe të punojë për të në çdo mënyrë të mundshme”, tha ai.

Disa mijëra ushtarë tjerë amerikanë do të largohen nga Iraku më 31 dhjetor, duke i lënë vetëm 200 trupa atje, të cilët do të rrinë për siguri të Ambasadës Amerikane në Bagdad.

Më shumë se 100,000 ushtarë irakianë dhe rreth 4,500 ushtarë amerikanë janë vrarë që nga ndërhyrja amerikane në Irak, në mars të vitit 2003. (g.k.)

XS
SM
MD
LG