Ndërlidhjet

Konuzin: Konvoji nesër e vazhdon lëvizjen për në Mitrovicë


Konvoji rus me, siç thuhet, ndihma humanitare për serbët në Kosovë, nesër në mëngjes do të lëvizë nga kalimi në Jarinë për në Mitrovicë, tha sot në Leposaviq, ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Konuzin.

“Kemi arritur te zgjidhja që konvoji nesër ta vazhdoj lëvizjen”, tha ai dhe shtoi se “po bëhen harmonizimet përfundimtare të procedurës”.

Konuzin ka shpjeguar se plani është përpiluar në trekëndëshin Moskë – Beograd – përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, dhe se ka pasur edhe kontakte me Bashkimin Evropina dhe me delegacionin rus në Bruksel.
XS
SM
MD
LG