Ndërlidhjet

EULEKS: Hedhen poshtë akuzat kundër Hashim Rexhepit


Një gjyqtar i misionit EULEKS në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka marrë vendim, me të cilin hedhen poshtë të gjitha akuzat kundër ish guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ka njoftuar sot ky mision.

Vendimi ishte marrë më 12 të këtij muaji.

Mëtutje në njoftim theksohet se janë hedhur poshtë të pesë pikat e aktakuzës, në të cilat përfshiheshin veprat penale: keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.
XS
SM
MD
LG