Ndërlidhjet

Talibanët: Forcat e jashtme po e humbin luftën në Afganistan


Talibanët sot i kanë hedhur poshtë pretendimet e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën 10 vjeçare në Afganistan, duke thënë se forcat ndërkombëtare “nuk kanë arritur as 1% të suksesit”.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, tha se luftëtarët kryengritës janë ata që po forcohen.

Paneta, i cili dje ishte në Afganistan, u tha forcave amerikane se “ne po lëvizim në drejtim të duhur dhe ne po e fitojmë këtë konflikt shumë të ashpër”.
XS
SM
MD
LG