Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Rezultatet e zgjedhjeve – reflektim i opinionit në Rusi


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, thotë se rezultati i zgjedhjeve aktuale parlamentare e ka reflektuar opinionin publik në Rusi.

Zgjedhjet e mbajtura më 4 dhjetor, rezultuan me fitoren e partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, por në krahasim me votimet e mëparshme, me përqindje më të vogël.

Rezultatet e zgjedhjeve, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara në favor të Rusisë së Bashkuar, shkaktuan protesta masive.

Putini, duke u përgjigjur në pyetjet e shikuesve në një emision televiziv, tha se tubimet e këtilla do të ishin të pranueshme nëse do të mbeteshin brenda ligjit.

Por, Putini, poashtu, i ka akuzuar organizuesit e protestave, se kanë punuar për destabilizimin e vendit, sipas urdhërave nga Perëndimi.
XS
SM
MD
LG