Ndërlidhjet

BE: Shqetësim për parregullsitë në zgjedhjet në Rusi


Bashkimi Evropian sot ka shprehur shqetësim për raportet për parregullsi dhe për mungesë të korrektësisë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në Rusi, në samitin e BE-së me presidentin e Rusisë, Dmitri Medvedev.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompoj, tha në konferencën për shtyp pas samitit në Bruksel, se “ne jemi të shqetësuar nga parregullsitë dhe mungesa e korrektësisë, siç është raportuar nga vëzhguesit dhe nga një pjesë e publikut në Rusi”.

Ai tha, poashtu, se BE-ja është e shqetësuar për burgosjen e protestuesve.

Sot më herët zoti Medvedev e mbajti samitin e tij të fundit me Bashkimin Evropian, si president i Rusisë.

Ai tha se Rusia është e “gatshme të investoj” për shpëtimin e eurozonës me menaxhimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, por nuk ka paraqitur asnjë referencë lidhur me sasinë eventuale të kontributit.
XS
SM
MD
LG