Ndërlidhjet

logo-print

Rusia pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë


0rganizata Botërore e Tregtisë ka vendosur ta pranojë sot Rusinë, si anëtaren më të re, pas 18 vjetësh negociatash.

Rusia pritet të pranojë një ftesë zyrtare që t’i bashkohet në Gjenevë një takimi ministror të organizatës.

Ky është shteti i fundit me ekonomi të madhe që i bashkohet kësaj organizate të rëndësishme.

Rusia kishte tentuar që t’i bashkohej organizatës që nga viti 1993, po pa sukses. Muajin e kaluar, përfundimisht Rusisë iu lirua rruga drejt organizatës, kur Gjeorgjia, që ishte shteti i fundit që e bllokonte anëtarësimin e saj në organizatë, hoqi dorë nga kundërshtimet.

Anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë nuk do të hyjë në fuqi derisa të ratifikohet nga Duma shtetërore, e kjo pritet të ndodhë kah mesi i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG