Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 16 dhjetorin në vite...

  • RFE /RL

Kolin Pauell

Kolin Pauell

2000 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, emëron Kolin Pauellin të jetë afro-amerikani i parë në postin e sekretarit të shtetit. Pauell bën betimin më 20 janar, 2001.

1770 – Në Bon të Gjermanisë ka lindur kompozitori Ludvig Van Bethoven.

1835 – Në Nju Jork, 530 ndërtesa shkatërrohen nga zjarri.

1920 – Një tërmet i fuqisë 8.5 shkallë të Rihterit godet provincën Gansu, në Kinë. Rreth 200,000 njerëz humbin jetën.

1950 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Heri Truman, shpall gjendje kombëtare të emergjencës për të luftuar “imperializmin komunist”.

1969 – Parlamenti britanik voton për të hequr dënimin me vdekje në Britaninë e Madhe, ku tashmë kishte një ndalim të përkohshëm të kësaj mase që nga viti 1965.

1990 – Zhan Bertrand Aristid zgjidhet president i Haitit, në zgjedhjet e para demokratike të këtij vendi.

1995 – NATO nis operacionin ushtarak, në mbështetje të marrëveshjes së paqes në Bosnjë.

2001 – Kuba merr dërgesën e parë ushqimore nga SHBA-ja, në afro 40 vjet. Dërgesa u bë për të ndihmuar Kubën të rimëkëmbet pas pasojave që i shkaktoi uragani Mishell, më 4 nëntor, 2001.

2002 – Kanadaja ratifikon Protokolin e Kiotos. Traktati i vitit 1997 ka për qëllim reduktimin e emisioneve të gazit. (v.t.)
XS
SM
MD
LG