Ndërlidhjet

logo-print

Paneta viziton Turqinë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta ndodhet sot në Turqi, për të rikonfirmuar marrëdhënien e fortë të Uashingtonit me aleatin kryesor në rajon.

Paneta pritet që gjatë bisedimeve të sotme me presidentin, Abdullah Gyl, të diskutojë për trazirat e fundit në Lindjen e Mesme, ku udhëheqësit autoritarë u rrëzuan nga kryengritjet popullore.

Ata pritet të diskutojnë veçanërisht për situatën në Siri, ku Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 5000 njerëz janë vrarë gjatë nëntë muajve të fundit, që nga fillimi i protestave antiqeveritare.

Paneta arriti në Turqi pas Bagdadit, ku mori pjesë në ceremoninë e shënimit të përfundimit të misionit amerikan në Irak, pas gati nëntë vjet luftimesh.
XS
SM
MD
LG