Ndërlidhjet

logo-print

Ushtari amerikan përballet me seancën e parë gjyqësore


Ushtar i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara i dyshuar se ka qenë pas rrjedhjes më të madhe të dokumenteve të klasifikuara të SHBA-ve në histori, pritet të bëjë paraqitjen e parë gjyqësore sot.

Bradlli Maning, 23 vjeçar, është planifikuar që të përballet me një seancë paragjyqësore në Fort Meade, Maryland, pranë Uashingtonit.

Kjo seancë do të përcaktojë nëse Maning duhet të përballet me një gjyq ushtarak. Ai rrezikon burgim të përjetshëm.

Autoritetet amerikane thonë se Maning ka shkarkuar qindra e mijëra kabllo të ndjeshme diplomatike amerikane që thuhet se ishin publikuar në faqen e internetit WikiLeaks.

Dhënia e këyre informacioneve për WikiLeaks-in, është përshkruar nga zyrtarët amerikanë si kërcënim i sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Në një zhvillim të veçantë sot, themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Asanzh i është dhënë leja për ankesë kundër ekstradimit në Suedi mbi akuzat përdhunim dhe një seancë dëgjimore do të fillojë më 1 shkurt.
XS
SM
MD
LG