Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq në Maqedoni: Euro-integrimet si qasje e përbashkët


Boris Tadiq dhe Gjorgje Ivanov. Shkup, 16 dhjetor 2011.

Boris Tadiq dhe Gjorgje Ivanov. Shkup, 16 dhjetor 2011.

Perspektivat e Maqedonisë, Serbisë dhe tërë rajonit në përgjithësi janë në Bashkimin Evropian dhe pa marrë parasysh pengesat ekzistuese, si dhe peripecitë e ndryshme me të cilat përballen dhe mund të përballen dy vendet, nuk do të dezinkurajohemi të ecim në atë rrugë, deklaruan në konferencën e përbashkët në Shkup presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Gjorgje Ivanov dhe Boris Tadiq.

Euro-integrimet na bashkojnë të gjithëve në rajon. Nuk na dekurajon ajo që kemi kushte shtesë dhe që Maqedonia, tashmë tre vjet, ka raport pozitiv, por nuk ka marrë datë”, tha presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, duke shtuar se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Serbisë do të vazhdojë edhe në sferat tjera, pos integrimeve, me theks të veçantë në lëmin e ekonomisë.

Boris Tadiq

Boris Tadiq

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se vendi i tij nuk do të dezinkurajohet nga sfidat, por do të angazhohet në bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje.

Thelbi i euro-integrimeve janë reformat e brendshme. Serbia, Maqedonia dhe rajoni, të ardhmen e kanë në Bashkimin Evropian, për çka angazhohet dhe Serbia”, deklaroi Tadiq.

Duke iu referuar çështjes së Kosovës, tha:

“Sa i përket Kosovës, ne kemi ndërtuar parime të qarta. Unë do të vazhdoj edhe gjatë ditëve të ardhshme, ashtu si në të kaluarën, t’i bind bashkëbiseduesit evropianë se ne kemi interesa legjitimë, nga të cilët nuk duam, por edhe nuk mundemi të heqim dorë”.

“Më duhet të theksoj se zgjidhja e atyre problemeve që ndërlidhen me Kosovën, nuk mund të paraqesë pengesë sa i përket procesit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, sepse ne jemi popull evropian, pikërisht ashtu sikurse edhe ata, të cilët sot janë pjesë e BE-së”
, tha Tadiq.

Në takim, krerët e të dyja shteteve u fokusuan në bashkëpunimin ekonomik dhe në lidhjen infrastrukturore, për çka do të bëhet fjalë edhe në biznes forumin maqedono-serb.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG