Ndërlidhjet

A është zbuluar “grimca e Zotit”?


Gjenevë- Shkencëtarët thanë se dy eksperimente që synonin gjetjen me saktësi të lartë të masës së grimcës, kanë regjistruar “fiksime” në shënimet e tyre pothuajse në pikë të njëjtë.
Gjenevë- Shkencëtarët thanë se dy eksperimente që synonin gjetjen me saktësi të lartë të masës së grimcës, kanë regjistruar “fiksime” në shënimet e tyre pothuajse në pikë të njëjtë.
Pas disa ditësh vlerësime nervoze nga ana e komunitetit të shkencëtarëve, në Organizatën për Kërkime Atomike Evropiane (CERN), kanë shpallur se kanë gjetur “shenja intriguese” se grimca “Higgs boson”, po ashtu e emëruar edhe si “Grimcë e Zotit”, për shkak të rolit të saj teorik si bllok ndërtimi i universit, aktualisht ekziston.

Megjithëqë ka edhe shumë punë për t’u bërë në zbërthimin e atomit, para se të shpallet se është gjetur grimca e pakapshme subatomike, fizikanët thonë se ky moment mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Lidhur me këtë çështje, ja se çka tha Rolf-Dieter Heuer, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Evropiane për Kërkime Atomike (CERN).

“Ne ende na duhen më tepër zbërthime vitin e ardhshëm, me qëllim që të kemi përgjigje definitive lidhur me dilemën Shekspiriane për grimcën Higgs boson: Të jesh a të mos jesh. Por, mendoj se ne kemi bërë progres jashtëzakonisht të mirë”, u tha Heuer gazetarëve në Gjenevë këtë javë.

Grimca “Higgs boson” është emëruar sipas fizikanit britanik, Peter Higgs, i cili në vitin 1964 e ka propozuar ekzistimin e saj. Besohet se ajo është një grimcë që ndihmon për t’i dhënë masë çdo materieje në Univers.

Ajo është lidhja misterioze që mungon në të ashtuquajturin Model Standard të fizikës, që shpjegon se si blloqet bazike të ndërtimit të të gjitha materieve, qëndrojnë së bashku.

Tunelet nën kufirin francezo-zviceran gjatë zbërthimeve për gjetjen e grimcës “Higgs boson”, nga CERN-i.(Foto nga arkivi)
Tunelet nën kufirin francezo-zviceran gjatë zbërthimeve për gjetjen e grimcës “Higgs boson”, nga CERN-i.(Foto nga arkivi)
Sipas materialit shpjegues të organizatës CERN, pa grimcën “Higgs boson”, “Universi do të jetë një vend krejtësisht tjetër... nuk do të ekzistonte asnjë materie e zakonshme, siç e dimë ne, asnjë materie kimike, apo biologjike, dhe nuk do të ekzistonte populli”.

Pas dekadave të punës, kërkuesit nuk ishin në gjendje ta provonin ekzistimin e kësaj grimce, zbulimi i së cilës do të ishte në mesin e zbulimeve më të rëndësishme në historinë e fizikës dhe do të paraqiste përgjigje në disa nga pyetjet më të vështira për shkencën lidhur me krijimin e Universit.

Gjetja e grimcës “Higgs boson” është shpallur si qëllimi kryesor i projektit 10 miliardë dollarësh LHC (Large Hadron Collider) i organizatës CERN, e cila prej vitit 2008 ka dërguar shtylla grimcash për zbërthim të përbashkët, në shpejtësi të dritës, në tunelet nën kufirin francezo-zviceran.

Tash shkencëtarët thanë se dy eksperimente që synonin gjetjen me saktësi të lartë të masës së grimcës, kanë regjistruar “fiksime” në shënimet e tyre pothuajse në pikë të njëjtë: 124 e deri në 126 gigaelektronvolt.

Fabiola Gianotti,fizikane, e cila e ka udhëhequr njërin prej dy eksperimenteve, tha se të dhënat mund të çojnë në një zbulim të menjëhershëm.

“Është shumë herët të thuhet se nëse suksesi është për shkak të ndryshimeve të mëdha të prapavijës, ose nëse ai është diçka shumë më interesant. Mendoj se vetëm më tepër studime dhe më tepër të dhëna do të na mundësojnë të përgjigjemi në këtë pyetje, por gjë e mirë është se ne e dimë se deri në fund të vitit 2012, e ndoshta edhe më herët, nëse kemi fat, ne do të jemi në gjendje ta themi fjalën e fundit”, tha Fabiola Gianotti.

Të gjitha shikimet, gjatë vitit të ardhshëm, tash do të jenë të fokusuara kah organizata CERN, derisa ajo i vazhdon kërkimet për grimcën “Higgs boson”, por edhe për shkak të zhvillimeve të eksperimenteve të paimagjinueshme në fizikën atomike.

Shkencëtarët francezë dhe italianë, në shtator të këtij viti, e patën shokuar komunitetin shkencor, kur ata i paraqitën matjet, që duket se tregonin se grimcat subatomike neutrone, lëviznin më shpejt sesa shpejtësia e dritës, që sipas teorisë së Albert Ajnshtajnit, është e pamundshme.

Ata do të mundohen t’i konfirmojnë edhe këto gjetje, po ashtu. (f. b.)
XS
SM
MD
LG