Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave në Kazakistan


Prokurori i përgjithshëm i Kazakistanit, Askhat Daulbajev, tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë 10 persona sot në përleshjet e tyre me demonstruesit në qytetin e naftës, Zhanaozen.

Daulbajev tha në një konferencë për shtyp se “10 njerëz u vranë si pasojë e trazirave në masë”

Ai mohoi që forcat e sigurisë kanë shtënë në protestues.

Përleshje të dhunshme shpërthyen më parë sot midis policisë dhe demonstruesve në Zhanaozen ku punëtorët kanë protestuar për paga më të larta.
XS
SM
MD
LG