Ndërlidhjet

Dialogu për liberalizim të vizave me Kosovën fillon më 19 janar


Burimet e Komisionit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar sot se dialogu për liberalizim të vizave me Kosovën, do të filloj më 19 janar të vitit të ardhshëm.

Kjo datë i është propozuar Ministrit të brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e Komisionares për çështje të brendshme, Sesilia Malstrom.

Komisioni Evropian në këtë mënyrë ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera, që Kosova duhet t’i plotësoj për arritjen e synimit për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.

Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk është e përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza për në zonën Shengen të BE-së.
XS
SM
MD
LG