Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 17 dhjetorin në vite...


Tunizi
Tunizi
2010 - Mohamed Bouazizi, një 26-vjeçar, nga Tunizia, i vë flakën vetes si protestë ndaj zyrtarëve lokalë. Aktin e tij e ndoqën protestat mbarëkombëtare që rrëzuan nga posti presidentin Ben Ali dhe protestat në botën arabe.

1718 -
Britania e Madhe i shpall luftë Spanjës.

1777 – Franca njeh pavarësinë amerikane.

1830 - Vdiq Simon Bolivar, udhëheqës dhe ushtarak.

1903 - Vëllezërit Uright arritën të fluturojnë me avionin e tyre Flayer. Fluturimi ka zgjatur vetëm 37 sekonda.

1973 - Rreth 30 udhëtarë vriten në një sulm nga terroristët palestinezë në aeroportin e Romës “Leonardo da Vinçi”.

1989 - Në Rumani shpërthyen demonstratat masive kundër regjimit të diktatorit Nikolla Çaushesku, në të cilat humbën jetën 1.000 njerëz.

1992 - Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, kryeministri i Kanadasë, Brajan Mulronej, dhe presidenti i Meksikës, Karlos Salinas de Gortari, nënshkruajnë Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Amerikën Veriore.

2002 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush urdhëroi Pentagonin të jetë i gatshëm për përdorimin brenda dy vjetësh të një sistemi për mbrojtjen e territorit amerikan, trupave dhe aleatëve nga sulmet me raketa balistike.

2002 - Qeveria e Kongos, partitë opozitare dhe kryengritësit nënshkruajnë marrëveshjen, e cila i dha fund luftës civile katërvjeçare.(z.p.)
XS
SM
MD
LG