Ndërlidhjet

logo-print

Protestuesit rusë kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve


Protestuesit që janë mbledhur në një shesh në qendër të Moskës po kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Qindra njerëz raportohet se iu kanë bashkuar protestës së sotme, të organizuar nga partia liberale, Jablloko.

Protesta vjen një javë pasi mijëra njerëz dolën në protesta masive në Moskë dhe qytete të tjera, për të shprehur pakënaqësitë e tyre me rezultatet e zgjedhjeve të 4 dhjetorit në Rusi.

Ndërkohë presidenti Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vlladimir Putin kanë refuzuar thirrjet për përsëritje të zgjedhjeve.

Parlamenti i ri pritet të fillojë me seancën e parë këtë të mërkurë.
XS
SM
MD
LG