Ndërlidhjet

Rexhepi thotë se ndihmat ruse nuk kanë karakter humanitar


Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se ndihma ruse për banorët serbë të veriut të Kosovës, nuk kanë të bëjnë me ndihma humanitare, por siç thuhet, ato do të shërbejnë për përforcimin e barrikadave të vendosura nga serbët lokal.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi për radion Evropa e Lirë se përmbajtja e ndihmave tregon se për ku janë të destinuara ato.

“Ky ka qenë një vendim politik i tyre për arsye se krizë humanitare në veri nuk ka. Vet përmbajtja e atyre ndihmave si: tenda, gjenerator dhe stufa, kanë pasur për qëllimin më shumë t’ju ndihmojnë atyre strukturave ilegale, që të krijojnë kushte për të qëndruar në barrikada. Aty kam dëgjuar që ka edhe ushqim të konservuar”, deklaroi Rexhepi.

Ministri i Rexhepi tha po ashtu se sikur ndihmat të kishin karakter humanitar, do të shpërndaheshin edhe në vendet e tjera të Kosovës, ku ka banor serbë.
XS
SM
MD
LG