Ndërlidhjet

logo-print

Shtetet e Bashkuara dorëzojnë të burgosurin e fundit në Irak


Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se i burgosuri i fundit nga SHBA-të në Irak, një komandant i Hezbollahut, është dorëzuar te autoritetet irakiane.

SHBA-të kishin shpresuar ndjekjen penale të Ali Musa Dakduk në një komision ushtarak, por qeveria irakiane kishte refuzuar që ta kthente atë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor tha se Uashingtoni ka marrë garanti se Dakduku, që kërkohet për rrëmbimin dhe vrasjen e katër trupave amerikane në Irak në vitin 2007, do të ndiqet penalisht nga irakianët.
XS
SM
MD
LG