Ndërlidhjet

Kazakistan: Gjendje emergjente në qytetin perëndimor


President i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaev ka shpallur gjendje emergjente në një qytet perëndimor të vendit, për shkak të përleshjeve të dhunshme të ditës së djeshme.

Presidenti lëshoi sot një dekret, i cili thotë se gjendja emergjente në qytetin Zhanaozen do të zgjasë deri me 5 janar të vitit 2012.

Në një takim emergjent në këshillin e tij të sigurimit, presidenti tha sot se situata në atë pjesë të vendit duhet të vihet nën kontroll dhe u betuar se autorët e trazirave do të dënohen.

Autoritetet e vendit kanë lajmëruar se gjatë trazirave të djeshme kanë humbur jetën dhjetë persona. Gjithashtu 75 persona të lënduar janë dërguar nëpër spitale, në mesin e të cilëve edhe gjashtë oficerë të policisë.
XS
SM
MD
LG