Ndërlidhjet

Filipine: Më shumë se 180 të vrarë e 400 të humbur


Zyrtarët e Filipineve njoftojnë se është rritur shifra e viktimave nga stuhia tropikale. Rreth 180 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 400 të tjerë raportohen si të humbur.

Ushtria tregon se shpëtimtarët kanë gjetur 97 trupa në Kagajan de Oro, një port i madh në ishujt Mindanao, ndërsa 75 trupa të tjerë janë gjetur në Iligan, një port tjetër jugor.

Stuhia ka goditur dje rajonin jugor të Mindanaos, duke shkaktuar reshje të mëdha të shiut, që ndikuan në rritjen e nivelit të lumenjve dhe daljen e tyre nga shtrati.

Bëhet e ditur se rreth 10,000 ushtarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe në kërkimin e të mbijetuarve.
XS
SM
MD
LG