Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë përplasjet në Egjipt


Përleshjet në mes të forcave të sigurisë dhe protestuesve kanë vazhduar sot në Kajro, pasi tetë persona u vranë e 300 të tjerë u plagosën si pasojë e dhunës së djeshme në kryeqytetin e Egjiptit.

Bëhet e ditur se forcat e sigurisë, duke mbajtur shkopinj policorë, kanë ndjekur dhe rrahur protestuesit, në afërsi të ndërtesës së parlamentit në qendër të Kajros.

Protestuesit po kërkojnë që këshilli ushtarak, i cili është duke e udhëhequr vendin që nga largimi i Hosni Mubarakut, menjëherë t’ia transferojë pushtetin autoriteteve civile.

Niveli i dhunës është rritur në Egjipt, pasi më shumë se 40 njerëz u vranë gjatë përleshjeve të muajit të kaluar në Kajro.
XS
SM
MD
LG