Ndërlidhjet

logo-print

Irani arreston të dyshuarin si spiun të CIA-s


Ministria e Inteligjencës e Iranit ka bërë të ditur se ka arrestuar njeriun iranian që punon për Agjencinë Amerikane të Inteligjencës.

Ministria nuk e ka treguar identitetin e personit që dyshohet se është spiun i CIA-s.

Thuhet se i dyshuari është qytetar amerikan dhe se ishte dërguar në bazën ushtarake në Bagram të Afganistanit, prej nga ishte nisur për në Iran për një mision spiunazhi.

Agjencia e lajmeve ISNA ka publikuar një deklaratë të ministrisë që thotë se agjentët e inteligjencës së Iranit kishin zbuluar misionin e të dyshuarit, e kishin vëzhguar atë derisa kishte kaluar kufirin, nga Afganistani në Iran dhe më pas e kishin arrestuar.

Irani shpesh lajmëron për arrestimin e spiunëve të dyshuar se punojnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Izraelit, por pa paraqitur ndonjë dëshmi.
XS
SM
MD
LG