Ndërlidhjet

logo-print

Delegacioni irakian në Siri kërkon bisedime për trazirat


Një delegacion i Irakut raportohet se ka kërkuar që të bisedoj me qeverinë e Bashar al-Asadit në Damask, në përpjekje për të ndihmuar këtë vend në përmbylljen e një periudhe nëntë mujore të dhunës.

Ende nuk është e qartë nëse delegacioni irakian, i udhëhequr nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Farah al-Fajad, do të takohet me presidentin Asad.

Siria, e cila është goditur së fundmi nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, tani po kërcënohet edhe nga Liga Arabe për sanksione, për shkak të dështimit për t’i lejuar brenda vëzhguesit për të monitoruar mbrojtjen e civilëve.

Iraku, që ka lidhje të forta me Sirinë, muajin e kaluar abstenoi nga votimi në Ligën Arabe për këto sanksione.
XS
SM
MD
LG